SERBI- Dy të rinj shqiptarë janë goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar në Novi Sad gjatë mbrëmjes së kaluar.

Siç raportojnë mediat serbe, njëri prej të rinjve i është nënshtruar një operacioni të vështirë, pasi sipas mjekëve, një nga dy shqiptarët e dhunuar ka pësuar çarje në pjesën e kafkës.

Raportohet se shkak  për këtë dhunë është bërë fakti se dy të rinjtë kanë biseduar në gjuhën shqipe në një nga zonat e Novi Sadit. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka theksuar se dhunuesit do të vihen para drejtësisë. Sipas tij, të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi, pa asnjë dallim,  do të trajtohet të barabartë, përcjell “24sata.hr”.

“Falënderojmë mjekët dhe ekipin e ndihmës së shpejtë. Ne apelojmë tek autoritetet kompetente për t’i ndaluar dhe identifikuar sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rinjtë sulmues janë shtetas serbë. Unë jam duke i kërkuar MUP-it që të gjejë sulmuesit. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje. Ata që mendojnë se mund të sillen ndryshe do të gjejnë një përgjigje shumë të fortë nga shteti.”, tha Vuçiç.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb