Nuk ka “dorë të hekurt” nga Komisioni i Disiplinës që ka “falur” Partizanin pas dhunës në ndeshjen e javës së fundit kundër Flamurtarit, ku një grup i vogël i tifozëve të kuq kaloi rrethimin dhe dhunoi fotografin e klubit vlonjat. Disiplinori ka dënuar kryesuesit e Superligës me dy ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës. Kjo do të thotë se derbi i kryeqytetit, në program për t’u luajtur të premten do të ketë tifozeritë e të dyja skuadrave në tribuna. “FK “Partizani”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër “Flamurtari” FC duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 64/b)/c)/e); 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë”, lexohet në vendimin e zbardhur të Komisionit të Disiplinës. Me gjobë prej 400 mijë lekësh është dënuar edhe klubi Tiranës, gjithashtu për sjelljen e gabuar dhe të përsëritur të tifozëve të saj”.
VENDIMET E KOMISIONIT TE DISIPLINES

Untitled
Untitled

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb