Ish kryeminstri Sali Berisha përmes një statusi në “Facebook” shprehet se dhuna ndaj gazetarit të “News 24” Enver Doçi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Ai dënon aktin e kryer ndaj gazetarit duke i quajtur forcat policore “narkogangsterë”.
Gjitahashtu në lidhje me ngjarjen e ndodhur ka patur reagime të shumta edhe nga disa politikanë të tjerë.
Postimi i Sali Berishës:
Dhune dhe terror nga narkogangsterë me uniformë ndaj gazetarit në detyrë të News 24 Enver Doci, i cili po filmonte arrestimet e qytetarëve paqësor në Peshkopi.
Narkogangsterët me uniformë i marrin dhe i thyejnë telefonin e punës!
Dënoj me ashpërsine më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh solidaritetin tim të plotë gazetarit që me guxim po kryente detyrën e tij!
Postimi i Albana Vokshit:
Dënoj me forcë dhunën policore ndaj gazetarit të News 24 Enver Doçi. Dhuna shtetërore ka dal jashtë kontrollit. Pasi dhunuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme qytetarët, tashmë rradha i erdha punonjësve të medias në krye të detyrës.
Ky është regjimi kriminal i Edi Ramës, që po tregon fytyrën e vëretët nga ora në orë. Kjo është Policia Politike dhe Kriminale e Edi Ramës. Refuzoni dhunën shtetërore. Braktiseni Edi Ramën, njëriun që për pushtet personal ka vendosur të dhunojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të dhunojë brutalisht lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.
Mos u trembni! Regjimi është drejt fundit. Rezistoni, bashkohuni me njëri tjetërin.
Të bashkuar do ta mposhtim dhunën shtetërore.
Postimi i Erisa Xhixhos:
Dhuna është filozofia me të cilën funksionon ky kryeminister.
E dënueshme dhe e pafalahme dhuna ndaj gazetarit Enver Doci në Peshkopi.
Përgjegjësit duhet të ndeshkohen dhe dalin përpara drejtësisë sa me parë.
Ky kryeminister i cilin zhvillon zgjedhje moniste dhe dhunon administraten publike me presione për vendin e punës , përçan popullin e vet me gjuhe urrejtje, që nuk respekton shtetin ligjor , dekretin e Presidentit dhe ligjet e vendit çfarë mund të presësh tjetër?
Refuzojeni këtë kryeminister që vetem dhunen njeh si mjet për të sunduar dhe kurrë për te qeverisur.