TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit, deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar sot për dhunimin e gazetarit Elvi Fundo. Topalli thotë se ky është një akt i rëndë dhe goditja ndaj njeriut të medias është një alarm.


Ajo i kërkon organeve përgjegjëse të hetojnë dhe të çojnë para ligjit ata që ngrenë dorë mbi njerëzit e medias.


“Media sot raporton për ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky është një lajm shumë i keq. Ky është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm.
Elvi Fundo ka përfunduar në spital, ku me sa duket do duhet të qëndrojë disa ditë.
Goditja barbare ndaj njeriut të medias është alarm. I kërkoj organeve përgjegjëse të hetojë dhe të çojë para ligjit ata që guxojnë të ngrenë dorën mbi njerëzit e medias”, shkruan Topalli.


(m.k/BalkanWeb)