Dhuna ndaj gjyqtarit Hamiti pritet të këtë pasoja të rënda për klubin e Kamzës teksa dështoi të sigurojë mbrojtjen e zyrtarëve të ndeshjes. Disa tifozë kaluan gardhin rrethues, u futën në fushë, duke ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit kryesorë Eldorian Hamiti.
Tifozët nuk e pritën aspak mirë vendimin e kryesorit teksa akordoi penallti në favor të Laçit në minutën e 95-të. E gjithë kjo skenë më pas të linte një shije të hidhur, duke na rikthyer shumë pas në kohë, një incident i cili ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të mblidhet në mënyrë urgjente.
Policia e shtetit konfirmoi për Balkanweb se 20 tifozë janë shoqëruar për këtë incident dhe ndërmjet tyre gjendet edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri.
(BalkanWeb)