Skandalet në sportin shqiptar nuk njohin as fund e as limite. Dhuna vjen në çdo sferë, në çdo aktivitet. As masat e marra, as ndryshimet në kodin e ri penal nuk kanë asnjë efekt, dhuna mbetet sërish prezent teksa këtë herë erdhi në një tjetër formë të shëmtuar.

Një ngjarje e pabesueshme ndodhi gjatë sfidës Teuta-Tirana, në basketboll për meshkuj, ku u dhunua në mënyrë barbare gjyqtari i takimit Jurgen Muho, nga basketbollisti i Tiranës, Bruno Deliu. Në lidhje më këtë skandal ka reguar edhe Federata Shqiptare e Basketbollin e cila dënon ashpër dhuën ndaj gjyqtarit të takimit.

Federata
Federata

“Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje”, thuhet në deklaratën e FSHB.

(e.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb