TIRANE

Historia e një 31-vjeçareje, nënë e 3 fëmijëve që dhunohej barbarisht nga bashkëshorti i saj për vite me radhë, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Në studion e emisionit, të moderuar nga Evis Ahmeti, nëna, Hanke Pirra ka treguar kalvarin e vuajteve të së bijës, madje bëri publike edhe një video ku shihej se si dhunohet 31-vjeçarja. Ajo tha se nuk ishte në dijeni të dhunës së vazhdueshme që përjetonte vajza e saj, që vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

“Vajzen nuk doja ta martoja, ajo vuante nga shëndeti mendor. Krushka insistoi tha “do e bejme ne njeri”. Vajza dhunohej vazhdimisht, qe pasi beri fëmijën e pare e mora nje here ne shtepi, por ajo u rikthye serisht. Krushka thoshte e ka fajin vajza jote. Vajza nuk më ka treguar farë. E kanë torturuar, e kanë masakruar, dhe prapë s’më ka treguar. Vajza nuk merrte ilaçe. E kam çuar në ambulancë, por më thanë se ajo nuk përfitonte kemp. Ajo nuk tregonte asnjë problem, se e torturonin. Më ka marrë vjehrra e saj disa herë dhe thoshte se vajza ime kishte ikur nga shtëpia dhe lypte bashkë me fëmijët”, -tha nëna e 31-vjeçares, shkruan ‘BalkanWeb’.

Kaq ka mjaftuar që pjesë e emisionit të bëhet edhe krushka e saj, vjehrra e 31-vjeçares. Sofika në një lidhje telefonike ka treguar një tjetër version për ngjarjen në fjalë, ndërsa tregoi se nusja nuk kujdesej fare për fëmijët, madje i nxirrte ata për të lypur. Ajo ka mohuar po ashtu edhe faktin se ka dhunuar nusen.

BalkanWeb’ zbardh të plotë intervistën që Evis Ahmeti zhvilloi me vjehrrën e 31-vjeçares, Sofian.

INTERVISTA
Ç’mund të na thoni në lidhje me dëshminë e krushkës suaj?

Në datën 31, ora 20:30-21:00 vi në shtëpi, në një kohë që vajza e saj fëmijët i nxjerr në gjithë Tiranën dhe i sjell në 2 të natës. Aty ajo shkonte në një vend dhe me merrte dhe fëmijën e kunatës dhe ulet në një supermarket te Selvia. Vinte në 2 të natës dhe nuk merrej me fëmijën e vogël. Ajo s’di as të lajë, as të shpëlajë. I kam thënë; në të pafsha dhe njëhërë… çdo ditë ja çoja tek dera ushqimet. Ajo nuk i gatuan. Sa ka arritur që mishin e pulës goca e saj e hante të gjallë. Ajo (krushka) duhet t’i flasë vajzës së saj. I kam thënë që ‘po dole edhe njëherë në rrugë, do njoftoj policinë’. I vogli kërkon një bidon qumësht, dhe ajo nuk lan as bidonat.

Pse sa kohësh lypte?
Ka nja dy muaj. Ajo më thoshte po dal dhe po rri në hije, s’po bëj gjë tjetër. Ajo ça s’më ka thënë’, mendër mos më ha m.., ca s’më thoshte. Djali im vuan nga shëndeti mendor…jo mendor… por ai është normal se kuptohesh. Po urinonte fëmijë natën, urinonte dhe ajo (nusja).

Kur filluat të kuptonit që ajo kish probleme të shëndetit mendor?
Këto kohët e fundit ajo ndryshoi. Mori super xhiro nga shoqëria.

Pse se denoncuat nusen për faktin që nxirrte për të lypur fëmijët?
S’dua të bëhem shkaktare që të ndahet nëna nga fëmijët e vet se kam 6 fëmijë. Mezi i kam rritur. Ajo i shiti rrobat djalit, televizor.

Kur e konstatuat që nusja e djalit kishte probleme të shëndetit mendor, a e keni çuar tek mjeku?
Kartelën e ka tek nëna e vet. Kemi kërkuar që të na e japë, por se kanë dhënë.

Po djali juaj a merr medikamente?
Po merr, pasi vuan nga epilepsia.

Në video shihet se ju e mbani nusen dhe djali juaj e gjuan…
Djali i nuses time (nuses tjetër) ka filmuar një pjesë që i intereson atij. Se nusja tjetër është tutorja e kësaj.

Video ku shihet se si burri dhunon gruan ne sy te femijeve te mitur

DHUNA NDAJ 31-VJEÇARES

Nena e 3 fëmijëve të mitur kishte denoncuar me dhjetra herë dhunën e ushtruar nga burri i saj. Pasi u rrah barbarisht nga bashkëshorti, ngjarje që ndodhi ditën e premte, ajo bashkë me 3 fëmijët e saj, u strehua në qendrën për gratë e dhunuara në Kamëz. Mësohet se dhëndri është shoqëruar disa herë në polici, por më pas është lënë i lirë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb