TIRANE

Ngjarja skandaloze në fund të takimit Kamza-Laçi, që pa të dhunohej pa mëshirë gjyqtari lezhjan Eldorian Hamiti, ka bërë jehonë dhe në mediat e njohura në botë, më të cilave dhe tabloidi më i famshëm në Angli, “The Sun”.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“The Sun” ka bërë një paqyrim të plotë të ngjarjes në fjalë dhe për ta arritur këtë, i është referuar Balkanweb-it. “Gjyqtari goditet dhe shkelmohet nga rrugaçë gjatë një ndeshjeje të kategorisë superiore, rojet e sigurisë nuk arritën të mbajnë jashtë fushe dhunuesit, që sulmuan gjyqtarin,” raporton tabloidi, që më pas bën dhe një kronikë të ndeshjes, gjithnjë duke iu referuar Balkanweb-it.
(j.s/BalkanWeb)