TIRANË

Studiuesi italian, Marco Mazzi ka folur për kërpudhën para kryeministrisë, e cila u shkatërrua nga protestuesit të shtunën e kaluar.

Piktori italian tha në “A Show”  në News 24 se dhuna është pjesë e artit relacional, ku futet edhe “kërpudha e dhunuar”. Mes tjerash ai  pohoi se Shqipëria nuk po bën një figurë të keqe me këto veprime, por një akt i tillë duhet të kuptohet edhe nga bota reale.

“Kur ne shkojmë për të parë një vepër të Pikasos, ne shikojnë piktura, pjesë, por këtu në artin relacional nuk e shikojmë. Galeria mund të shndërrohet në një restorant  ku hahet. Nuk është figurë e keqe. Është diçka jashtëzakonisht interesante, sepse forca dhe dhuna futen në artin relacional. Ata që merren me këtë art, duhet të kuptojnë  dhunën. Ky art krijon mikrogrupe, që nuk janë gjithmonë demokratike.

Ky art në vetvete krijon në një lloj dhune. Dhuna po futet në një ligjërim.  Arti relacional duhet të bëjë llogaritë edhe me një dhunë të jashtme që përton të dëgjohet dhe kjo është një përpjekje për t’i ndryshuar gjërat. Shqipëria nuk po bën një figurë të keqe. Aty është kuptuar, por bëhet relacion i vërtetë me botën reale, pra me ata që po protestojnë”, tha ai.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: