Kryeministri Edi Rama foli në konferencë edhe për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapit. Rama tha se ai ishte veprim i tepërt, por duhet kuptuar se policia ishte në luftë në ato momente.

“Dikush që i ikën policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Në vende me demokraci shume më të mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme.

I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama turp më te madh e përqeshje më te madhe me atë incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktare e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mesazhe njerëzish të revoltuar”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb