Edhe avokatët e Elbasanit i janë bashkuar bojkotit tre ditor të seancave gjyqësore, pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë një ditë më parë.
Të veshur me uniformën që simbolizon togën e zezë, ata komunikuan vendimin në shenjë solidariteti ndaj kolegut të tyre të dhunuar brutalisht pak ditë më parë.
Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja tha se ai dhe kolegët e tij janë ndjerë vazhdimisht të kërcënuar në punën e tyre, teksa thekoi se reforma në drejtësi ka dështuar.
Mbyllja e gjykatave në rrethe pohoi Çiftja i ka bërë qytetarët më agresiv ndaj avokatëve.
Si pasojë e bojkotit tre ditor të avokatëve në Elbasan shtyhen rreth 600 seanca gjyqësore. Ndërkohë bojkotit i janë bashkuar të 90-të avokatët që ka Dhoma e Avokatisë në këtë Qark.