Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore.
Vendimi ka ardhur si një reagim ndaj dhunës brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur që nuk do të bojkotojë vetëm seancat e masave të sigurimit që janë me afat të ngutshëm.
Në vendim thuhet se të gjithë avokatët që do të shkelin këtë vendim do të përballen me masa, duke përfshirë edhe heqjen e licencës.
Pro vendimit për bojkotimin për 3 ditë votuan 28 anëtar të këshillit, ndërkohë që 12 anëtarë ishin dakort për bojkot 1 javor, raporton gazetarja Klodiana Lala për Balkanweb.
Maks Haxhia duke bërë të ditur vendimin tha se ajo vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi.
“Falenderoj Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe seriozitetin e trajtimit të ccështjes, sikundër falenderoj grupin e mjekëve”, tha Haxhia.
Ai u shpreh se kjo ngjarje ishte në vazhdën e përshkallëzimeve që kanë ndodhur ndaj Dhomës së Avokatisë.
Lidhur me aktet e dhunës ndaj avokatëve, Haxhia në emër të Dhomës Kombëtare të Avokatisë etiketoi si përgjegjës segmente të politikës, prokurorët dhe gjyqtarët për trajtimet e diferencuara, si dhe institucionet drejtuese të gjyqësorit, KLGJ dhe KLP.
Gjithashtu ai tha se një kritikë shkon edhe ndaj misionit të Bashkimit Europian, që duhet të hedhë sytë nga vendimet e Strasburgut lidhur me rolin e avokatit.
Vendimi nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve
1. Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditë duke filluar nga dita e nesërme dt.05.06.2024.
2. Përjashtohen nga proçesi i bojkotit çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvëndësimi dhe shuarje të masave të sigurimit .
3. Mospjesmarrja e avokatëve në proçeset civile dhe atminiatrative është aresye objektive për tu shtyrë proçeset nga ana e Gjykatave pa të drejtën e vazhdimit të proçesit në këto tre ditë.
4. Moszbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore ndaj të cilit do të bëhet proçedim disiplinor nga Komiteti i Disiplinës duke vendosur deri në heqie të liçensës.
– Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.
– Një kopje e ketij vendimi të depozitohet pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet .
– Gjithashtu të depozitohet kopje e vendimit në Klgj dhe Klp.