FRANCË- Qeveria Franceze u ka kërkuar autoriteteve të qyteteve ku mbahen ndeshjet e Euro 2016 që të ndalojnë konsumimin e alkoolit pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve. Ky akt ndërmerret pas tre ditësh përleshje mes tifozëve dhe policisë në Marsejë.

Ministri i brendshëm Francez Bernard Cazeneuve njoftoi se kishte kërkuar marrjen e të gjitha masave për të ndaluar shitjen, konsumin dhe transportin e pijeve alkoolike në zonat sensitive gjatë ditëve të ndeshjeve.

“Ngjarjet që ndodhën në Marsejë janë të papranueshme. E papranueshme për autoritetet, e papranueshme për shoqërinë, e papranueshme për të apasionuarit e futbollit,” tha  Cazeneuve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: