TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u mbështet në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë teksa propozoi që Inspektorati i KLD-së, të përgatisë një plan pune për fillimin e një inspektimi tematik me temë dhunën në familje.

Mbështetjen unanime të anëtarëve të KLD-së, gjeti edhe propozimi tjetër i Presidentit Nishani, për trajtimin e çështjes se dhunës ndaj grave, për t`i adresuar si prioritet në trajnimet vjetore të gjyqtarëve. Presidenti Nishani e filloi mbledhjen e KLD-së me një mesazh të fortë kundër dhunës në familje.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës mbështeti nismën e grave deputete kundër dhunës në familje dhe i siguroi ato që do ta trajtonte me përparësi këtë çështje.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb