Ashtu siç ishte lajmëruar, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku doli në një konferencë për mediat, pas dhunës në dëm të arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen e së dielës Kamza-Laçi.

Ilir Shulku Sekretar I Pergjithshem I Fshf
Ilir Shulku Sekretar I Pergjithshem I Fshf

Me doza të ashpra, Shulku akozoi policinë e shtetit se i bën një trajtim selektiv klubeve gjatë sfidave të futbollit. “Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë”, ka thënë mes të tjerash numri 2 i qeverisë shqiptare të futbollit. Shulku ka përsëritur edhe një herë ultimatumin e FSHF. “Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb