Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase ka publikuar sot një bilanc lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë. Sipas MPB-së nga dhuna kanë mbetur të lënduar 109 presona, 83 nga të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ngjarjet e mbrëmshme në dhe përreth Kuvendit, Policia ka arrestuar tetë presona që po mbahen në stacionin policor të Gazi Babës. është siguruar video materiali nga Kuvendi që do të ndihmojë në identifikimin e personave që sulmuan deputetët, gazetarët dhe personat tjerë në ndërtesën e Kuvendit.

MPB-ja bën të ditur se janë lënduar 25 policë, ndërkaq thonë se do të ofrojnë të dhëna tjera në vijim. Do të bëhet kontrolli i brendshëm për të vërtetuar nëse një pjesë e policëve nuk e kanë kryer detyrën e tyre profesionale. Vlerësimi i MPB-së është se në incidentin e mbrëmshëm, në dhe përreth Kuvendit ka patur rreth 5000 qytetar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: