Policia e Maqedonisë ka arritur të arrestojë edhe një të kërkuar nga personat e akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të vitit të kaluar, mëson “24 vesti”.

Bëhet fjalë për Mlladen Dodevski, një nga personat për të cilët u shpall flet-arrest ndërkombëtar. Të kërkuar tjerë janë edhe Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Koljo, Dejan Davidovski dhe Mitre Ptropovski.

Këta janë në arrati, ndërsa lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit 28 persona tjerë janë në paraburgim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb