SHKUP- Ditën e enjte do të dalin para Gjykatës Penale 9 persona, të cilët dyshohen për shkaktimin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata ngarkohen për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa ka pasur reagime nga ekspertët dhe politikanë të ndryshëm që ata të akuzohen për veprën “tentativë për vrasje”.

Ndryshe, sot disa deputetë të LSDM-së dëshmuan në Prokurorinë Publike për ngjarjet më 27 prill, të cilët theksuan se çdo gjë është e dokumentuar. Nga dhuna mbeti i plagosur rëndë dhe deputeti shqiptar Ziadin Sela.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb