Komisariati numër 7 në Tiranë ka proceduar penalisht një 14-vjeçar, pasi i është gjetur thikë me vete.
Të miturit i është gjetur thika, gjatë kontrollit fizik.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për një të mitur 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
(Balkanweb)