Ngjarjet e dhunshme të ndodhura pas ndeshjes Korabi-Kastrioti tashmë kanë kaluar jashtë aspektit sportiv. Policia e qarkut Dibër ka shoqëruar ditën e sotme 10 persona, tifozë, për prishjen e qetësisë publike. Të dhjetë personat mendohet se kanë qenë të pranishëm në fushë, pas përfundimit të ndeshjes, ku lojtarë dhe stafi i klubit të Kastriotit janë dhunuar. Post ndeshja, Korabi-Kastrioti ka bërë shumë jehonë në një kohë kur aktet e ndodhura ishin të turpshme.
Të provokuar apo jo, asgjë nuk e legjitimon atë që ndodhi në stadiumin e Peshkopisë. Tashmë kjo ngjarje nuk i përket vetëm Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe organeve hetuese, hapi i parë është pikërisht shoqërimi i dhjetë tifozëve.
(er.shk/BalkanWeb)