Sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi, duke iu referuar protestës së opozitës në Parlament gjatë dy seancave të fundit, tha se “ajo është e paprecedentë”. Duke iu referuar protestës së 7 tetorit, Peleshi shtoi se opozita ka votuar Reformën në Drejtësi dhe tani kundërshton vendimet e saj, lidhur me dënimin me 1 burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Në lidhje me këtë deklaratë të socialistit, Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit. Ligjvënësi demokrat shprehet se PD po reagon ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe prodhimi politik i gjykatave.

Duke iu përgjigjur Peleshit, Salianji thekson se ish-ministri i Bujqësisë është përfitues nga drejtësia pasi ka qenë në hetim për helmimin e qytetarëve me kimikate apo dhe për korrupsion, i dalë në përgjime, gjatë kohës që drejtone Bashkinë e Korçës.

“Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?! Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat”, deklaron deputeti demokrat.

Reagimi i Ervin Salianjit ndaj deklaratës së Niko Peleshit, nga kabina telefonike e burgut të Fierit dhënë avokatit:

Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat,  edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!

Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli per zot denimit, duke i dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E vërteta vonon por nuk harron!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb