Kanë kaluar 8 ditë nga ngjarja e rëndë në shkollën 9-vjeçare të Lundrës, ku prindi i një nxënësi dhunoi 4 mësuese te shkollës. Autori është i lirë, ndërsa vetëm sot Ministria e Arsimit reagoi për ngjarjen duke paralajmëruar ndryshime në kodin penal për ndëshkim të rrepte dhunuesve të arsimtarëve.

Deri atëherë mësueset e Lundrës vijojnë mësimin me frikë sepse dhunuesi i tyre është i lirë.
Në ambientet e shkollës 9-vjeçare mbizotëron frika për të folur, qoftë nga stafi i shkollës apo prindër të nxënësve.

I vetmi që pranon të flasë për kamerat është përfaqësuesi i sindikatës së pavarur të arsimit, Isa Halilaj i cili dënon dhunën dhe deklaron se mësuesit dhe nxënësit janë të pasigurt dhe të pambrojtuar.

Halilaj hedh akuza edhe ndaj Ministrisë së Arsimit e cila reagoi vonë për rastin dhe ndaj organeve ligjzbatuese që kanë arrestuar dhe kanë lënë të lirë autorin e ngjarjes.

I akuzuar për rastin është Bardh Xixi, që dyshohet se atë ditë ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ishte askush që ta pengonte për të hyrë në ambientet e shkollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb