SIRI- Së paku 19 persona janë vrarë gjatë natës në Siri, si rezultat i përleshjeve mes grupeve ekstremiste dhe forcave qeveritare, në qytetin verior Aleppo.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se në mesin e të vdekurve janë së paku pesë fëmijë, tre nga të cilët janë vrarë bashkë me nënat e tyre teksa janë goditur me një raketë në makinën me të cilën po udhëtonin.

Observatori ka njoftuar se edhe 32 persona të tjerë janë plagosur gjatë dhunës së orëve të fundit, në pjesën perëndimore të qytetit.

Qyteti Aleppo është i ndarë në pjesën që kontrollohet nga forcat qeveritare dhe në tjetrën, që kontrollohet nga rebelët.

Më shumë se 200 mijë persona janë vrarë në Siri që prej fillimit të konfliktit në mars të 2011-ës, sipas observatorit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: