PESHKOPI- Dhuna masive pas ndeshjes Pogradeci-­Luftëtari nuk ka mjaftuar, pasi Kategoria e Parë ka degraduar nje jave perpara fundit. Pas ndeshjes në Peshkopi, lojtarët e Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendës.
Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes.

Teksa pas ngjarjes, ka folur për “News 24” trajneri i Kastriotit, Elvis Plori. Sipas tij, disa prej lojtarëve janë në gjendje të rëndë.

“Jemi dhunuar nga lojtarët dhe tifozët e Korabit. Ndodhemi ende në dhomat e zhveshjes. Presim policinë që të na nxjerrë jashtë” tha ai.

“Panorama Sport” mëson se futbollistet e Kastriotit janë ende te ngujuar ne stadium, teksa Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte po mundohen t’i nxjerrin. Por raportohet se ka ende tifozë rreth stadiumit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb