TIRANË

Policia ka proceduar 9 persona për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:
M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb