Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar në shi para ministrisë së arsimit në shenjë indinjate për rritjen e fenomenit të dhunës seksuale në shkolla.

Protestuesit fajësuan ministrinë e arsimit që sipas tyre nuk ka bërë asgjë për të luftuar fenomenin, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të arsimit.

Sipas tyre nuk ka një mekanizëm të referimit të rasteve të dhunës si dhe trajtimit rast pas rasti.
Ngjarjet e rënda të abuzimit seksual të fëmijëve në shkolla të publikuara së fundi në media kanë provokuar një debat të nxehtë në rrjetet sociale ku fuqimisht dënohet fenomeni si dhe fajësohet ministria e arsimit. Por kur vjen puna për të protestuar në terren mbeten gjithnjë një grup i vogël aktivistësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb