Të tjera detaje zbardhen lidhur me ngjarjen e ndodhur në mes të Tiranës, në sheshin Skënderbej, ku tre persona kanë rrahur dhe kanë lidhur me pranga një 20 vjeçar. Ky i fundit raportohet se ishte një prekj punëtorëve në kioskat e vendosura në mes të Tiranës.

Sipas raportimeve për BalkanWeb, 20 vjeçari ishte punëtor dhe ai është dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët.

Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërisht, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga. 20-vjeçari, sipas raportimeve për BalkanWeb, ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa shkaku i dhunës ndaj tij, është se ka munguar një shumë parash nga xhiroja ditore.

Nga burimet mësohet se 20 vjeçari është dhunuar nga Denis Baxhaku, Ermand Hoxhën dhe Teo Kolemiço.

Sipas një njoftimi zyrtar, Policia arrestoi 3 shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç për heqje të lirisë, si edhe arrestimin e një 28-vjeçari për moskallëzimin e krimit.

Po ashtu në kërkim është shpallur një 19-vjeçar. Ky i fundit raportohet se është Secyrity në një prej kompanive private.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej” 20-vjeçarin, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb