DURRES

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 37 vjeç. Sipas policisë,  39 vjeçari me iniciale E.A është arrestuar në flagrancë.

“Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 39 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 37 vjeçe. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb