Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar 4 persona në orët e fundit.  Në pranga kanë rënë edhe dy burra, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. U arrestua gjithashtu edhe një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait.

“Tiranë/Arrestohen 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Q., 40 vjeç, dhe I. C., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. O., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: