TIRANE

Protesta e studentëve ka rikthyer në Komisionin parlamentar të Arsimit debatin mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita ka akuzuar për dhunë të ushtruar ndaj studentëve, çka sipas saj, është e papranueshme dhe e patoluerueshme. Për të sqaruar situatën në auditore, kryetarja e Komisionit Albana Vokshti, akuzoi qeverinë dhe  kërkoi seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kërkesa e Vokshit u shoqërua me kërkesa të tjera nga socialistët. Ata vlerësuan të nevojshme të dëgjonin grupet e integesit mbi gjendjen në universitete dhe ligjin e arsimit të lartë.


Pas disa orësh debat u vendos që në mbledhjen e së martës para komisionit të dalë ministri i Brendshëm Lleshaj. Debati mes palëve u zhvillua teksa deputetët duhet të diskutonin propozimet e LSI-së për ndryshime në ligjin e arsimit të lartë. Me kërkesë të këtyre të fundit u vendos shtyrja me një javë e diskutimeve mbi kërkesën e paraqitur.


(BalkanWeb)