Një 63-vjeçar, banues në Divjakë ka rënë në prangat e policisë.

Policia njofton se 63-vjeçari i identifikuar me inicialet V. R., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet P. Y., 35 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: