Dy përfaqësues të Ambasadës keninane në Itali të deleguar nga vetë ambasadori kanë vizituar pasditen e djeshme në spital vajzën keniane Joy që punonte në një kazino, e cila ra pre e një dhune barbare.

Vizita është bërë në prani të nënës së saj. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Po të njëjtën përfaqësues, ditën e sotme ata kanë shkuar edhe ne komisariatin nr.1 për të marre informacione rreth ngjarjes se 5 muajve dhe deri ku kane arritur hetimet. Po sot do te takojnë edhe drejtues të spitalit të Traumës dhe mjekun neurolog që trajton vajzën. Më pas ata do takojnë dhe zyrën e avokatisë dhe avokatin që ndjek çështjen dhe pasditen e sotme do kenë edhe një takim në ministrinë e Jashtme me përfaqësues të ministrisë.

Dy përfaqësuesit e ambasadës kanë ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër rastin e vajzës dhe për të ndihmuar edhe për procedurat për transferimin në spital jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: