TIRANE– Deputetët e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçin kanë vizituar sot në spital 24-vjeçarin Sidion Tabaku, i cili akuzon policinë se e ka plagosur me armë zjarri dhe e ka dhunuar.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasi.

Sipas PD-së, policia po bën presion ndaj të riut, që ai të mohojë ngjarjen. Ndërkohë në një lidhje direkte nga “Facebook” Salianji nga spitali Ushtarak akuzoi policinë, pasi ka plagosur me armë dhe ka dhunuar të riun. “Nëse ju do kishit bërë një shkelje, policia do ishte këtu. Sot jemi në një moment kur policia sillet si bandë me qytetarët”, tha Salianji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb