TIRANE- Një grup deputetësh të opozitës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit Publik kanë kërkuar sot që të thirret nga ky komision për një seancë dëgjimore kryeredaktori i Gazetës Demokratike, Bledi Kasmi, i cili deklaroi se u dhunua gjatë protestës së opozitës më 26 maj përpara Ministrisë Brendshme, ndërkohë që fotot e tij të mbuluara me gjak bënë xhiron e mediave.

Deputetët Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Luçiano Boçi, Shezai Rrokaj, Nora Malaj, Floida Kërpaçi kanë firmosur kërkesën për ta dëgjuar në mbledhje të posaëmme të këtij komisioni Blendi Kasmin, kërkesë e artikuluar edhe gojarisht nga Albana Vokshi gjatë mbledhjes së sotme. Ata kërkojnë që seanca dëgjimore të mbahet më datë 04/06/2018.

“BalkanWeb” ka siguruar dhe një kopje të kërkesës së deputetëve.
letra
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: