VLORË-Stafi Pedagogjik i universitetit të Vlorës dënon dhunimin e rektorit të këtij universiteti. Stafi i universitetit shprehet se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten dhe as të ekzistojnë. “ Dënojmë ngjarjen që ka ndodhur. Ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten. Këto fenomene nuk duhet të ekzistojnë”- shprehet stafi pedagogjik.

Rektori i Universitetit të Vlorës, Albert Qarri, disa ditë më parë u godit me grusht nga një person. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti që zhvillohej në sallën e teatrit “Petro Marko”, pak para se të mbërrinte edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani. Kujtim Cakrani i cili dhunoi rektorin u ‘neutralizua’ nga oficerët e Gardës, ndërkohë që vetë Rektori ka thënë se ai ka pasur në vazhdimësi presione dhe kërcënime nga ky person.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: