KORCE – Personi që regjistroi me celular videon në Korçë, kur 33-vjeçari Tomi Misha u dhunua nga dy efektivë policie, deklaron se ndihet i kërcënuar, pasi pretendon se është identifikuar nga pamjet e kapura nga kamerat e një banke. Përmes një lidhjeje me “Skype” në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, i riu deklaroi se të gjithë në Korçë e dinë kush e regjistroi videon dhe për këtë ka marrë edhe kërcënime indirekte.
“Njerëzit në Korçë e dinë se kush është protagonist i videos. Një njeri i ka thënë babait tim, nuk ka bërë mirë që e ka regjistruar videon dhe do ketë probleme. Dy ditë pas ngjarjes, babai im e kishte takuar rastësisht këtë personin, nuk e dinte që ishte babai im dhe unë ndihem i kërcënuar, sepse ai kishte thënë nuk bëri mirë që e regjistroi dhe do të ketë probleme për këtë që bëri. Nuk dua të dal nëpër media. Këtu pranova të flas në kushte anonimati sepse nuk ndihëm i sigurt për jetën time. Dyshoj se më ka dalë emri nga filmimet e një banke përballë ku dukem me pamje ballore teksa filmoja ngjarjen. Nuk jam i sigurtë, kam një ndrojtje, frikë. Nuk kam besim tek institucionet.”- deklaroi i riu.njerez ne fokus
VIDEOJA NE KORCE
Pak ditë më parë në Korçë, 33-vjeçari Tomi Misha u dhunua nga dy efektivët Robert Memelli dhe Nevzat Blushi, pasi i riu i gërvishti makinën nëndrejtorit të Policisë së Korçës, Arben Hyseni. Pas publikimit të videos në internet, Hyseni dhe dy efektivët u përjashtuan nga detyra. Vendimi është marrë nga kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili ka firmosur përjashtimin e tyre nga radhët e uniformave blu pas verifikimeve nga Drejtoria e Standarteve. Në materialin e Prokurorisë së Korçës thuhet se konflikti mes policisë dhe 33-vjeçarit nisi pasi ky i fundit përplasi makinën e nëndrejtorit Arben Hyseni, i cili ka lajmëruar dy vartësit e tij për të shkuar në vendin e ngjarjes. Nga video duket se dy efektivët, Memelli dhe Blushi, pas një debati verbal me të riun, nisin të godasin me shpullë Mishën, ndërsa nëndrejtori Hyseni qëndron qetësisht në automjetin e tij pa ndërhyrë. Por sipas deklarimeve të të riut, nëndrejtori i Policisë së Korçës ka shkuar katër herë tek dhoma e shoqërimit, ku ndodhej Misha dhe e ka rrahur atë katër herë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: