Vetëm një ditë pas konstituimit të këshillit bashkiak të Përrenjasit dhe betimit të kryebashkiakut të ri të dalë nga votimet e 30 qershorit, Nuri Belba i PS, ish-kryebashkiakja e kësaj bashkie, Miranda Rira, ka bërë një denoncim të fortë për situatën e krijuar atje.

Ish-kryebashkiakja Rira shkruan në “Facebook” se janë dhunuar dhe shkelmuar dyert e Bashkisë së Përrenjasit nga pseudo-kryetari i dalë nga 30 qershori dhe disa persona të tjerë të paautorizuar.

Sipas saj, ata kanë shkuar te bashkua pas orarit zyrtar dhe kanë hapur me trapan e shkelma dyert e bashkisë.

Ja denoncimi i Rirës:
Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit te bashkise Prrenjas! Pseudo-Kryetari i dale nga votimet farse te 30 Qershorit, me disa persona te tjere te paautorizuar kane shkuar ne ambjentet e bashkise pas orarit zyrtar dhe kane hapur me trapan e shkelma dyert e bashkise!

Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese????

Kryetar po te kujtoj se duke shqyer dyert e bashkise, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra ne ate godine 4 vjet me pare, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As une dhe asnje nga ish – kryetaret e meparshem nuk kane zbarkuar ne ate zyre ne ate menyre si Ali Baba dhe 40 hajdutet! Ne fund keni treguar se kjo eshte pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!

Ajo godine nuk eshte prona ime por e publikut, e njerezve! Te gjithe ata qe kane dhunuar dhe shkaterruar pronen publike, do te ndiqen edhe penalisht!

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb