KOSOVË 

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku ka reaguar, pas sulmit që i është bërë për herë të dytë një gruaje rome në qytetin e Ferizajt.

Çitaku shprehet se ka pasur në klasën e saj dy anëtarë të komunitetit rom, e mësuesja iu kishte mësuar se ata duhet të trajtohen si të gjithë të tjerët. Në lidhje me sulmi, ambasadorja Çitaku shprehet se sulmi ishte një turp që bie mbi të gjithë shoqërinë.

Gruaja e sulmuar rrugëve të Ferizajt dyshohej se rrëmbente fëmijët nëpër shkolla. Rasti u raportua disa ditë më parë në mediat e Kosovës, të cilat shkruanin se gruaja frekuentonte ambientet e fëmijëve si shkollat, me qëllim dhunimin e tyre.

  • foto galeri

Reagimi i plotë i ambasadores Vlora Çitaku:

E kam pasë në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhepse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim.

Nje ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë.

E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim.

Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme.

Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.

Turpi qoftë mbi ne.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb