TIRANE – Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi dhunuan personin që ndihmoi policinë të kapte Kostandin Xhuvanin, pas masakrës në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 27­vjeçari Flamur Bucila, dhe 19­vjeçari Ardit Sula, dhunuan shtetasin Enver Basha, mbrëmjen e sotme në zonën e Qytetit Studenti në kryeqytet. Nga hetimet paraprake, policia bën të ditur se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra­tjetrën, pasi autorët dhe i lënduari kanë pasur një konflikt të mëparshëm mes tyre. Sipas policisë, i plagosuri Enver Basha ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekimin e nevojshëm.
NGJARJA
Kostandin Xhuvani, Alban Bllacaj dhe Erald Sida, po përpiqeshin të transportonin në automjet, shokun e tyre të plagosur Arber Demiraj, kur në vendngjarje kalon një person me motor, pa lidhje me ngjarjen, i identifikuar si Enver Basha. Ai më pas ndalon disa metra më tej, ku edhe ndjek në distancë ngjarjen. Pak sekonda me vonë, në vendngjarje mbërrin makina e parë e policisë, e cila bllokon automjetin ku ndodheshin tre shokët, të cilët të trembur lanë trupin e të ndjerit Arber Demiraj dhe tentuan të largoheshin. Kostandin Xhuvani u kap nga policia me ndihmën e dëshmitarit të rastësishëm, Enver Basha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb