Një person është arrestuar nga policia e Prishtinës për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa autoritetet policore njoftojnë se i arrestuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Gjatë incidentit, djali i çiftit ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën dhe ka sulmuar babanë.

Gruaja ka marrë ndihmë mjekësore pas ngjarjes për shkak të lëndimeve të marra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb