Shpallet në kërkim 37-vjeçari në Tropojë, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. N., 37 vjeç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 32-vjeçare se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin N. N., 37 vjeç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 32-vjeçare se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 32-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Më datë 25.07.2024, në fshatin Gri, është gjetur i pajetë, nga familjarët, shtetasi S. S., 54 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: