Katër vite burg, pa lirim me kusht ishte dënimi që mori ditën e sotme 46 – vjeçari shqiptar me banim në Filiatra , i cili u arrestua të shtunën për dhunë në familje, kanosje, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të ligjit për armët, ndaj partneres së tij 25-vjeçare.

Gjatë seancës ai pranoi aktin e tij, duke kërkuar falje, sipas ERT-së, por duke pretenduar se ishte hera e parë që ai sillej dhunshëm pasi kishte pirë alkool.

Gruaja nga ana e saj ka treguar se në dy vite që jetojnë bashkë, kjo është të paktën hera e katërt që ai e godet me grusht në fytyrë por edhe me shufër hekuri.

Në rastet e mëparshme ajo nuk e kishte denoncuar pasi ai e kishte bindur duke i kërkuar falje por njëherazi edhe duke e kërcënuar se nëse ajo tregonte të vërtetën do ta godiste sërish . Në ngjarjen e fundit kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar Policinë, por siç tha ajo ai do të bënte përsëri të njëjtën gjë pasi kishte humbur durimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb