Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i cili dhunonte sistematikisht gruan e tij dhe mbrëmjen e kaluar e ka kërcënuar se do ta vriste. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb