Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.Ç.,25 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases D.Ç., 57 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.