KUÇOVE

Një 55-vjeçar me iniciale B.B ka rënë në prangat e policisë në Kuçovë për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B.B, 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme.

Materialet i kaluan Gjykatës Shkallës Parë Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb