TIRANE

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka goditur me grusht për shkak të detyrës mjekun e Urgjencës në Spitalin Infektiv me inicialet G.S.


Policia bën me dije se 45-vjecari është i afërmi i në pacienti dhe pas dhunimit të mjekut është larguar nga spitali, ndërsa po punohet për arrestimin e tij. 45-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Njoftimi i plotë i policisë:


Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: