TROPOJË- Blutë e Tropojës kanë vënë në pranga një 28-­vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar me mjete te forta motrën e madhe. Policia bën me dije se specialistët e Seksionit Hetimit dhe Parandalimit Krimit, në komisariatin e policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin Ndriçim Ndrepepaj, 28­ vjeç, banues në Cërrnice, Bajram Curri.


“Arrestimi i shtetasit u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete teforta, motrën e tij shtetasen D.N, vjeçe 41, banuese në Tiranë”,­ njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Dhuna në familje”.


(m.k/Balkaneb)


 

Etiketa: