Një 63-vjeçare është arrestuar nga policia e Devollit për dhunë në familje.

Blutë njoftojnë se 63-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi shtetasen L. R., 63 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb