Policia e Tiranës ka vënë në pranga 50-vjeçarin Sh.B., banues në Bathore për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Gjithashtu sipas policisë 50-vjeçari ka ushtruar dhunë në banesë ndaj vajzës së tij të mitur, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi municion luftarak, dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Bathore, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, në banesë, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak, si dhe konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.