Një 53-vjeçar ka përfunduar nën pranga nga policia e Lezhës.

Blutë njoftojnë se shtetasi me inicialet G. Z.,  dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb